Telegrafi.com this is the forum for telegrafi

Title

Telegrafi.com

Çka është Telegrafi?

Telegrafi është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, Telegrafi, shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit.


lexo më shumë

Dëshironi që, për produktet dhe shërbimet Tuaja, të njoftoni sa më shumë njerëz, shpejt dhe lirë? Telegrafi.com është vendi ideal për këtë.

Pse duhet reklamuar në faqen telegrafi.com?

Cilat janë përparësitë e marketingut në internet?


Pse duhet reklamuar në faqen telegrafi.com?

Me gjithë se ky portal ka nisur me punë para vetëm disa muajve, me përmbajtjen e vet informative dhe argëtuese, www.telegrafi.com, për një kohë të shkurtër ka hyrë në mesin e dhjetë faqeve më të vizituara shqiptare në internet.

Telegrafi.com sot ka një rritje progresive rekorde. Për vetëm 5 muaj ka shënuar ngritje prej 1.500.000 vendesh në ranglistën botërore, ndërsa përqindja e sotme e rritjes është 133% (burimi: alexa.com).

Vizitueshmëria ditore e Telegrafit është e përafërt me tirazhin e të gjitha gazetave ditore në Kosovë dhe, përderisa në gazeta reklama juaj mund të mos vërehet fare, në telegraf ajo do të jetë 24 orë online dhe për kohë më të gjatë.

Nuk dyshojmë se, me këtë rritje të shikueshmërisë - pas një periudhë disa javore- Telegrafi do të bëhet faqja më e vizituar shqiptare në internet.

Cilat janë përparësitë e marketingut në internet?

Reklama në internet ofron komunikim të shpejtë me blerësin - zvogëlon harxhimet dhe kursen kohën Tuaj, njëkohësisht. Po ashtu, përmes këtij lloji të reklamimit, ju ndërtoni një imazh të një kompanie moderne, të besueshme dhe të fortë.

Ju mund të reklamoni në internet, pavarësisht prej buxhetit që posedoni ndërsa, për çdo ndryshim të informacioneve për shërbimet tuaja, i pari do të informohet vizitori i internetit.

Duke u reklamuar në telegrafi.com, për një kohë të shkurtër, Ju do ta rrisni dukshëm vizitueshmërinë e faqes suaj të internetit dhe do t’i njoftoni konsumatorët me produktet dhe shërbimet Tuaja.

Reklama në internet është një reklamë që mund të matet se sa ka qenë e suksesshme, sepse, Ju, saktësisht mund ta dini se sa herë është shikuar reklama juaj dhe sa herë vizitorët kanë shikuar faqen tuaj, përmes reklamës në internet.


Me telegrafi.com, jeni një hap para të tjerëve!

Related Domains

External Links



Retrieved from "http://aboutus.com/index.php?title=Telegrafi.com&oldid=32452470"