Babaj-bokes.com

Babaj Bokes

Fshati Babaj Bokes

» Fshati Babaj Bokes shtrihet në lartësin mbi detare ne mes 470-485 metra mbi nivelin e detit mbi siperfaqe rret 7 km ne zonen e Malësis se Gjakovës dhe Rekes Keqe. Gjindet ne kilometrin e 9-të ne perendim te qytetit Gjakovë. Shtrihet afër brigjeve të lumit Erenik, i cili ja shton edhe më shumë bukurinë me një peizazh shumë atraktiv, po ashtu për rreth fshatit shtrihen edhe Bokat me te cilat lidhet emri i fshatit dhe vet gjeneza e tij.

Sipas gojdhënave fshati Babaj Bokes është banuar diku ne kohen bizantine. Fshati ka rreth 1200 banorë e mbi 120 familje ose shtepi, i banuar me familje kryesisht shqiptare të religjionit mysliman dhe përbehet nga dy fise (Berishë dhe Kastrat). Emri Babaj Bokes është emer shqipë e plot domethënës ku flitet per një plate te menqur te kohës që të tjeret e quanin Babaj i Bokes Këtë emer e mban qe atëher e sotë me plot krenari. Fshati u themelua pas dyndjes te popullit shqiptar nga kater ; Leka-Gjoni-Bala dhe Kola te cilet u vendosen rrez maleve te fshatit ku edhe sotë flasin gjurmet e themeletvëllezër e shtëpive të tyre si edhe emrat e vendeve ku ishin vendosur . Me kalimin e kohes ata dhe niprit e tyre zbriten ne pjesen e ultë të fshatit ku edhe sotë gjendet dhe shtrihet fshati.. Fshat gjatë luftrave shekullore nuk u kursye asnjëher, koha e perandoris osmane fillimisht u ndërroi fenë, mori te rinjët e fshatit me forcë Nizan ( ushtar te Mbretit ) Mesi I shekullit XIX fshatin e gjeti ne kryengritje kunder Osmalinjëve. Fshataret nuk u binden urdhrave te Turqis, fshati pësoi djegëjen e shtëpive dhe vrasjen e disa fshatarëve. Fillimi i shekullit XX fshatin e gjeti te lodhur e te varfur por te fuqishem për tu mbrojtur nga armiqet e radhes, tash nga Serbia E Mali i Zi. Fshataret nuk pranuan ti nënshtrohen pushtusit Serb e Malazez. Në vitin 1912 Serbet kërkuan nga fshataret tatimin mbi pronen, d,m,th me force te ju marrin tatimin ( Atkupin ). Kunder këti vendim ishin te gjitëh fshataret, nder ta dallohet Jahë Salihu ku vret 4 pjestar te ushtris qetnike Serbe. Forca Serbomalazeze nga mllefi filluan me vrasjen e banorve dhe djeg’jen e f.shgatit Atë ditë pushkatohen para syve te fshatarve Bajram Musa me te birin Hysen Bajramin,te familjes se Musë Tahirit ndërsa nga mllefi me von vdes nëna e Hysenit. Po atë ditë gjat rruges për në Gjakovë vriten bashkfshataret Adem Tahiri dhe Zenun Sadiku. Fshati ishte halë ne sy te pushtetit Serb. Me 1918 forcate e medha Serbe versulen mbi Fshat, ku djegin shumë shtëpi, Fshataret ishin të gatshem kur te ftohen ti dalin zot vatanit. Kështu me 1922 ne Bjshket e Nemuna ne luft kunder forcave pushtuese te Malit Zi u vrane disa fshatarë: Misin Muzlia, Hasan Zumberi, Sadri Zenuni, Zenun Balia, Kamber Dema me gru Haten (Hate Ukë Dina). Kohes se Bajram Currit nuk i mungoi ndihma e fshatareve, si me ushqime, municion dhe ushtarë. Vitet Krajl Aleksandrit 1928-1941 fshatit me forcë i merren tokat, duke u vendos kolon Serb dhe Malazez. Fshati gjaët kësaj kohe numronte rreth 60 shtepi . Lufta e dyt botrore fshataret edhe pse e dinin ku do ti shpi kjo luftë, Ata u bashkuan ne luften kunder nazi-fashistëve. Lufta la pasoja te mëdha. Në fshat para dhe gjatë luftes vritet Januz Malë Miftari 1937 dhe Sejdë Avdyl Delia. Nga forcat partizane Serbe menjëher pas luftes filloi gjenocidi qe nuk u ndal për 50 vite. Partizanet filluan ta vendosnin kolektivizimin,ku banoret e fshatit nuk e pranuan (Kolektivizimin), me qka mori fund përhapja e kolektivizimit ne Kosovë. Viti 1956-1966 dimri i madh për shqiptaret, goditi fuqishem fshatin (Koha e Rankoviqit), bëri një të pa parë mbi banoret e pa fajshem shqiptarë duke kërkuar armet. Gjatë torturave te Babariqve dhe Rankoviqit vdes bashkfshatari Sheh Hasan Mehmeti, dhe dhjetra te tjerë të torturuar në mënyra ma te egëra. Vitet kalojnë tmerri e dhuna nuk ndalet, me 28 Nëntor 1968 nga rinia e fshatit te udhehequr nga mësuesi Zenel Sadiku, ne mes te fshatit ngrihet Flamuri dhe shkruhet në muret e xhamisë “Rroft Dita e Flamurit”. Nëntorë-Dhjetoër 1981, forcat Serbe prap versulen mbi fshat, kësaj rradhe me burgosjet e bashkfshatarve Zenel Sadikun mësues në shkollen fillore Fahri Hoxha, Hasan Sadriun mësues, Idriz Hajdarin, Ali Ukën, Xhevdet Pajazitin, Miftar Meten dhe Ibrahim Sadriun. Grupi I te burgosurve denohet me 21 vjet burgim. Në janar 1982 burgoset prisi I fshatit Dervish Avdyli me pretekst qe ka kerkuar Shqipërin e Madhe. Vritet ne ushtrin Jugosllave i riu Miftar Tali duke u kthyer ne shtëpi, vritet nga sigurimi I atëhershem ushtarak, vetem e vetem qe nuk ju është indur urdhërave për te bashkpunuar me UDB-në. Qe atëher familja e ti kohë pas Kohe u torturua nga UDB-ja. Ne pranveren e vitit 1992 ne malet mbi fshat (Boka) nga ushtria Serbe vriten vëllezerit Zenun e Musë Rexhepi. Nëntor 1994 policija Serbe burgosin prap Zebel Sadikun bashkë me shoket Mentor Kaqin dhe Naim Krasniqin. Zeneli denohet me 4 vite e gjysmë burgim .Lufta e fundit 1997-1999 fshati ishte I rrethuar me rreth te hekurt nga forcat ushtarake Serbe, mirpo banoret e fshatit I ndihmonin fshatrat për rreth ne menyra te ndryshme, dhe shërbeu si urë lidhëse me Shqipërin, dhe disa te rinjë rroken armet e Lirisë. Pas bombardimeve nga forcat ajrore NATO-os, me 26 Mars 1999 fshataret dëbobohen me dhunë nga fshati, ne mëngjesin e 27 Marsit 1999 fshati u dogjë i tëri dhe i përgjante një gërmadhe. Pas kësaj lufte fshatit i mungonin këta banorë: Gani Sadriu i vrarë me 17 Mars 1999, Ali Rrustemi i vrarë me 17 Korrik 1998, Muhamet Ali Miftari (70) me 27 Mars 1999 i cili nuk kishte pranuar te largohet nga vatra e shtepis se tij, Shkurte Rexhepi rreth te 80-ave, Ali Hajdar Kameri rreth 60-ave, Zenun Zenun Miftari vritet ne oborrin e shtëpis tij, plagoset Danë Sylë Miftari. Te zhdukur e te gjetur te vrarë: Sheh Ramë Mehmeti rreth (50) me te birin Mehmet Sheh Rama (25), Ismet Zenun Syla (55), Ahmet Mustafë Ahmeti (60), mësuesi Shaban Bajram Shabani (25) dhe Hamez Hasani rreth 45 vjec ende i pa gjetur. Sot fshati merr frymë i lirë dhe i ndertuar, por me plagë të rënda historike e shekullore.


lexo me shume

KOSOVA_3D_Overview_(Terrain,Geographic_Features_and_Municipalities).jpg

Gjuha

shqipe (Albanian)

Additional Information

Related Domains

External Links



Retrieved from "http://aboutus.com/index.php?title=Babaj-bokes.com&oldid=9022194"